16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vrasje mafioze në Athinë: Ekzekutohet me armë zjarri një 42-vjeçar shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Athinës, ku një 42-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve nga policia greke, ngjarja ndodhi në rrugën Skipi të lagjes Kalithea, teksa viktima ishte duke parkuar automjetin e tij. Në ato momente, ai u qëllua me disa plumba nga autorët, dy prej të cilëve e goditën në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë u gjet nga banorët e zonës në orët e para të mëngjesit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima kishte precedentë penalë të mëparshëm, veçanërisht të lidhur me trafikun e drogës. Për këtë arsye, pista kryesore e hetimeve është ajo e një larjeje hesapesh mes bandave kriminale.

Policia greke ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet që pamjet e kamerave të sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...