17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Zbulimi Shkencor që mund të ndryshojë trajtimin e Glioblastomës: Enzima e re si armë kundër tumorit të trurit”

Një grup studiuesish nga Qendra Onkologjike e Universitetit Shtetëror të Ohajos ka identifikuar një enzimë të re që mund të përdoret si armë potenciale për të luftuar glioblastomën, formën më agresive dhe vdekjeprurëse të tumorit në tru. Ky zbulim është bërë publik në revistën shkencore “Science Advances”.

Glioblastoma, një tumor që zhvillohet me shpejtësi nga qelizat gliale të trurit, prek rreth 15 mijë persona çdo vit dhe është një nga tumoret më të vështira për t’u trajtuar. Huali Su, autori kryesor i studimit, thekson se glioblastoma ka një mbijetesë mesatare prej vetëm 12-16 muajsh pas diagnostikimit, pavarësisht trajtimeve aktuale.

Studimi ka identifikuar enzimen “Pgm3” si një komponent kyç në procesin që ndihmon tumorin të rritet. Kjo enzimë është përfshirë në prodhimin e një molekule që bashkon sheqernat me proteinat dhe yndyrnat, duke ofruar energji për tumorin dhe mundësi për të u përhapur më shpejt.

Sipas Deliang Guo, koordinatori i studimit, “Bllokimi i kësaj enzime mund të ndërpresë lidhjen mes sheqernave, proteinave dhe yndyrnave brenda qelizave, duke ndaluar rritjen e tumorit”. Ky zbulim mund të hapë rrugën për zhvillimin e trajtimeve të reja për glioblastomën, një lëmë që ende ka opsione të kufizuara për trajtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...