17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vrasja e Ilaria Sulës: Dëshmia e Nënës së Autorit “U frikësova se mos më bënte keq edhe mua”

Mediet italiane kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me vrasjen e 22-vjeçares Ilaria Sula, që u ekzekutua me thikë nga i dashuri i saj. Në një zhvillim të ri të hetimeve, nëna e autorit ka dhënë një dëshmi shokante gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria, duke zbuluar momentet e frikshme pas ngjarjes.

Ajo ka treguar se kur ka shkuar në shtëpi, ka parë djalin e saj të tmerruar, me fytyrën të kuqe dhe të dridhur. “Më tha: ‘Nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…’ si i pushtuar nga një demon. U frikësova se mos më bënte keq edhe mua”, ka treguar nëna, duke shprehur frikën për jetën e saj.

“I thashë: ‘Çfarë bëre, bir?’ Ai m’u përgjigj në filipinase: ‘Nëse nuk e bëja unë, më vrisnin mua’, sikur të donte të thoshte se në vend të saj do të vdiste ai”, rrëfeu ajo.

Prokuroria e Romës ka zbuluar gjithashtu se gruaja ka luajtur një rol në fshehjen e trupit të viktimës. Pas krimit, trupi i Ilaria Sulës u fut në një valixhe dhe u hodh në një greminë në Capranica Prenestina, rreth 40 kilometra nga Roma.

Autoritetet kanë vazhduar hetimet dhe janë duke shqyrtuar rolin e mëtejshëm të nënës së autorit, e cila është nën hetim për bashkëpunim në pastrimin e skenës së krimit dhe fshehjen e trupit.

Ky rast ka tronditur opinionin publik italian, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të zbuluar arsyet e krimit të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...