14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Vuçiç sfidon Brukselin: Do të shkoj në Moskë më 9 maj, pavarësisht thirrjes për bojkot nga BE

 

Beograd, 4 maj 2025 – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se do të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj, duke sfiduar drejtpërdrejt thirrjen e Komisionit Evropian për bojkot ndaj këtij manifestimi për shkak të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Jam i gatshëm të përballem me çdo lloj sanksioni. I thashë [presidentit rus Vladimir] Putin se do të jem atje. Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet nga ajo,” deklaroi Vuçiç për mediat serbe.

Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre. Zëdhënësja e KE-së, Paula Pinho, e cilësoi kremtimin e 9 majit në Moskë si një instrument propagandistik të Kremlinit, që synon të justifikojë pushtimin rus të Ukrainës.

Kjo festë është pjesë e propagandës ruse. Marrë pjesë në të është një mënyrë për t’i dhënë legjitimitet luftës në Ukrainë,” u shpreh ajo nga Brukseli, duke shtuar se përmbajtja nga pjesëmarrja vlen si për vendet kandidate ashtu edhe për anëtarët e BE-së, që e kanë përkrahur këtë qëndrim që nga viti 2022.

Zëdhënësi i Zgjerimit të BE-së, Guillaume Mercier, theksoi se Serbia duhet të konfirmojë drejtimin e saj strategjik dhe se “marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë”.

Ndërkohë, përveç Vuçiçit, është konfirmuar se në paradën e Moskës do të marrë pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, një tjetër vend kandidat që po shkakton shqetësim në Bruksel.

Kjo lëvizje e Vuçiç pritet të testojë edhe më tej marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, në një moment delikat për stabilitetin e Ballkanit dhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë në raport me luftën në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...