16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë – qytetarët denoncojnë dhunë dhe kërcënime

Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë me armë zjarri, janë publikuar pamje të momentit kur ai qëllon dy herë në ajër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafes, në kulmin e tensioneve për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.

Edhe pse autoritetet thanë se Esat Gjura ishte arrestuar pas ngjarjes, sot ai është parë i lirë duke pirë kafe në lokalin e vëllait të tij – vend që sipas banorëve të zonës është kthyer në “shtab të korrupsionit”.

Një qytetar, i cili ka publikuar edhe pamjet e momentit, ka denoncuar se Gjura është rikthyer më pas në vendin e ngjarjes, i armatosur me shkop bejsbolli dhe pistoletë, duke thyer xhamat e makinave dhe përhapur panik në zonë.

“Kur ka thyer xhamat e makinës ishte tentativa e dytë që na iku… Doli vetë me shkop bejsbolli dhe me pistoletë në dorë. Po ju jap edhe me figurë këtë person që ka gjuajtur dy herë në ajër”, shkruan denoncuesi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta mes banorëve dhe opinioni publik kërkon hetim të plotë nga autoritetet për ndalimin e autorit dhe ndëshkimin e çdo përpjekjeje për intimidim në procesin zgjedhor. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare të Prokurorisë për statusin ligjor të Esat Gjurës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...