15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Diskutim për rolin e Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantike.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO,” deklaroi Rama.

Vizita e Rutte vjen në një kohë kur rajoni i Ballkanit përballet me sfida të shumta në aspektin e sigurisë dhe gjeopolitikës, ndërsa Shqipëria vijon të rrisë rolin e saj aktiv brenda strukturave të Aleancës. Pritet që në agjendën e takimit të jenë përfshirë edhe zhvillimet në Ukrainë, përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s, si dhe projektet për rritjen e kapaciteteve ushtarake në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...