15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Shpendi Malo në listën “Most Wanted” të Europës: Akuzohet për vrasje makabre në Gjermani

Europol ka shpallur ndër më të kërkuarit në kontinent shqiptarin Shpendi Malo, 34 vjeç, i dyshuar për një krim të rëndë në Gjermani, që tronditi opinionin publik në shtator të vitit 2019. Ai është përfshirë në listën zyrtare “Europe’s Most Wanted”, dhe autoritetet e konsiderojnë të armatosur dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Malo dyshohet se joshur një të ri shqiptar, 27 vjeç, përmes celularit dhe e ka tërhequr në pyllin Dölauer Heide, një zonë e pyllëzuar në qytetin Halle (Saale). Aty, ai e ka therrur me thikë, duke e lënë të pajetë në vendngjarje.

Për të fshehur gjurmët e krimit, trupi i viktimës është hedhur në një kanal dhe është mbuluar me gjethe. Kalimtarë të rastësishëm e kanë zbuluar vetëm katër ditë më pas, më 15 shtator. Deri më sot, autoritetet gjermane nuk kanë arritur të konfirmojnë nëse Malo ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë, megjithëse provat në vendngjarje sugjerojnë për një bashkëpunëtor.

Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë, por hetimet dyshojnë për një mosmarrëveshje të lidhur me trafikun e drogës, një pistë që nuk është mbyllur nga hetuesit.

Në momentin e ngjarjes, Malo kishte flokë të errët dhe të drejtë, fizik i dobët dhe disa nishane karakteristike në fytyrë, përfshirë një të madh poshtë syrit të djathtë. Këto veçori janë bërë publike nga Europol për të ndihmuar në identifikimin e tij.

Apeli i Europol-it është i qartë: qytetarët që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë policinë apo autoritetet e zbatimit të ligjit.

Ky rast shton dhe një herë shqetësimin për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në ngjarje të rënda kriminale në Europë, dhe vë në qendër të vëmendjes nevojën për bashkëpunim më të thelluar mes policive ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...