25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Goditet një laborator heroine në Itali, arrestohet një shqiptar – 60 kg drogë dhe para cash në shtëpinë-laborator

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Padova, Itali, pas zbulimit të një laboratori modern të përpunimit të heroinës, ku u sekuestruan 60 kilogramë drogë, pajisje profesionale dhe 25 mijë euro cash. Mediat italiane raportojnë se shqiptari 44-vjeçar, i dyshuar si “kimisti” i organizatës, është vënë tashmë në dispozicion të drejtësisë.

Operacioni nisi gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Guizzës, ku oficerët ndaluan një shtetas që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Dokumentet që ai paraqiti rezultuan të ishin të falsifikuara, dhe nervozizmi i tij bëri që policia të vijonte kontrollin deri në banesën e të dyshuarit.

Në shtëpinë e shqiptarit, Guardia di Finanza zbuloi një “rafineri droge” me standarde të larta, ku përveç heroinës së pastër, u gjetën mjetet për përzierjen, përgatitjen dhe paketimin e saj. Sipas hetuesve, nëse droga do të përzihej sipas metodës një me tre, sasia përfundimtare do të shkonte deri në 200 kilogramë, me një vlerë mbi 1 milion euro në tregun e zi.

I arrestuari ndodhet në burgun e Padovës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin dhe destinacionin e drogës. Autoritetet italiane dyshojnë për një strukturë të organizuar trafiku ndërkombëtar, ku 44-vjeçari shqiptar luante rolin e specialistit teknik të përpunimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...