10.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Macron në Tiranë: Nënshkruhen marrëveshje për mbrojtjen, turizmin dhe energjinë – Një tjetër hap drejt afrimit Francë-Shqipëri

Tiranë – Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri dhe punimeve të Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Dy liderët zhvilluan një takim kokë më kokë, pas së cilit nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe që shënojnë një thellim të bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë në fusha kyçe si mbrojtja, turizmi dhe energjia.

Një ndër momentet kyçe të vizitës ishte firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim. Marrëveshja ka në fokus zhvillimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës, duke synuar promovimin e potencialeve natyrore dhe kulturore të kësaj zone.

Në orën 10:00, Rama dhe Macron mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku folën për thellimin e marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve dhe angazhimet e përbashkëta për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Dy udhëheqësit morën gjithashtu pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku ishin të pranishëm figura të njohura si Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, dhe Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë.

Në kuadër të aktiviteteve të Samitit, një tjetër moment domethënës ishte nënshkrimi i Deklaratës së Bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë–Shqipëri, që i hapi zyrtarisht rrugën “Ecole 42”, shkollës elitare franceze të kodimit, tashmë me një strukturë të re në Piramidën e Tiranës. Kjo pritet të përgatisë breza të rinj në fushat digjitale dhe teknologjike, jo vetëm nga Tirana por nga i gjithë rajoni.

Vizita e Macron në Tiranë konsiderohet si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa për herë të parë një president francez vizitoi Shqipërinë vetëm pak muaj më parë, në tetor 2023. Ky angazhim i vazhdueshëm diplomatik i Francës në rajon forcon më tej sinjalin e Bashkimit Europian për të qenë më pranë Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi Samitin në Tiranë si një ngjarje simbolike historike për rajonin, duke deklaruar se “familja jonë evropiane është më e madhe se kufijtë e BE-së”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...