11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Macron në Tiranë: Propozimi për armëpushim është amerikan – Presim përgjigjen e Rusisë, Trump ka dhënë mbështetje

TIRANË – Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron foli gjerësisht për përpjekjet e fundit për paqen në Ukrainë, duke theksuar se propozimi për armëpushim është një nismë amerikane dhe duhet respektuar.

“Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Për këtë kemi bërë një punë shumë intensive,” deklaroi Macron.

Ai tha se gjatë një vizite në Kiev bashkë me Merz dhe Strmer, kishin komunikuar me Donald Trump, duke i përcjellë mbështetjen e tyre për armëpushimin me garanci sigurie për Ukrainën dhe nevojën për presion ndërkombëtar ndaj Rusisë.

“Në Kiev ishim me Strmer dhe Merz dhe thirrëm zotin Trump për t’i thënë se jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie. Trump dha një mbështetje të fortë. Pastaj, Putini propozoi një takim në Stamboll. Të dielën Zelensky dha pëlqimin, por sot nuk kemi asgjë konkrete,” sqaroi Macron.

Presidenti francez e cilësoi qëndrimin e Putinit si “cinik”, por shtoi se është i sigurt që Trump, i shqetësuar për besueshmërinë e Amerikës, do të reagojë.

“Propozimi për armëpushim dhe për të nisur negociatat është amerikan, është i rëndësishëm dhe nuk mund të ketë një përgjigje negative nga Rusia. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe të qëndrueshme,” theksoi Macron.

Dialogu Kosovë–Serbi

Në konferencë, Macron u ndal edhe tek dialogu Kosovë–Serbi, duke deklaruar:
“Udhërrëfyesi është i qartë! Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme,” tha ai, duke i bërë thirrje të dy palëve për angazhim të sinqertë dhe progres konkret në tryezën e bisedimeve.

Vizita e Macron në Tiranë u zhvillua në kuadër të Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian dhe shënoi angazhimin e Francës në rajonin e Ballkanit për paqe, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...