27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Plagosje mes adoleshentësh në Maliq – 14-vjeçari procedohet penalisht pas konfliktit me thikë

MALIQ – Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Sheqeras, ku dy adoleshentë, përkatësisht 14 dhe 15 vjeç, janë përfshirë në një konflikt fizik që ka përfunduar me plagosje me thikë.

Sipas policisë, 14-vjeçari ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij 15-vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës njoftoi se ka nisur procedim penal ndaj autorit të ngjarjes, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që kanë pasur përplasje mes tyre,” bëjnë me dije burime nga policia.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësimin për dhunën mes të rinjve dhe rrezikun që paraqet qarkullimi i mjeteve të rrezikshme në duart e të miturve. Autoritetet janë në ndjekje të çështjes dhe paralelisht po merren me sqarimin e rrethanave që çuan në këtë incident.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...