35.1 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Votat nga Greqia nën kontestim – Nis numërimi në Parkun Olimpik mes debatit politik

TIRANË – Në një atmosferë të ngarkuar politike, sot ka nisur numërimi i votave të mbërritura nga Greqia, i cili po zhvillohet në Parkun Olimpik në Tiranë. Procesi po ndiqet nga përfaqësues të të dyja palëve kryesore politike: Agron Gjekmarkaj nga Partia Demokratike, dhe Ulsi Manja e Taulant Balla nga Partia Socialiste.

Janë rreth 50 mijë vota me zarfe që kanë ardhur nga Greqia, të cilat janë kontestuar nga Partia Demokratike, duke kërkuar që të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar deri në verifikimin e burimit të tyre.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, në një deklaratë për mediat tha se:

“Menjëherë sapo është zbardhur vendimi i Komisionerit Celibashi, kemi ushtruar ankim në KAS, duke kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit për numërimin e këtyre votave.”

Logu theksoi se komisionerët dhe numëruesit e PD-së në Parkun Olimpik po kontestojnë çdo votë që vjen nga Greqia, deri në provimin e origjinës së saj si votë e një zgjedhësi shqiptar.

“Kërkesa jonë është shumë e qartë: derisa të provohet se këto zarfe janë dërguar nga zgjedhës shqiptarë, do të kërkojmë që ato të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.”

Ai nënvizoi gjithashtu se çdo votë e dyshimtë është shënuar në procesverbal dhe do të trajtohet në momentin kur dosja t’i dorëzohet Komisionerit për rezultatin final.

Nga ana tjetër, procesi i numërimit të votave nga vendet e tjera ka përfunduar, por mbetet i pezulluar vendimi për votat nga Greqia, i cili mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar, veçanërisht në qarqe me diferencë të ngushtë.

PD deklaron se nuk po kërkon të mohojë votën e emigrantëve, por të garantojë integritetin dhe transparencën e procesit, për të shmangur – siç u shpreh Logu – ndikimin e patronazhistëve të qeverisë në rezultatin zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...