25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Mjeku Kalo sjell në vëmendje rëndësinë dezinfektimeve e ambienteve/ “Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes”

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka sjellë në vëmendje rëndësinë dezinfektimeve të ambienteve të ndryshme në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”Kalo shkruan se me rritjen e temperaturave, institucionet duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë pastrimit të rrugicave e dezinfektimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

Ndërsa është ndalur edhe tek degradimi i një ndërtesë në Tiranë, Kalo thotë se pavarësisht premtive nga ana e qeverisë, ajo ndodhet në gjendje të shkatërruar.

Postimi i mjekut Kalo

Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njejtën gjëndje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet…. Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë…. Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të kijohet mendimi se gjindesh mbi një kolektor të ujrave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajm rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqëndrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!!
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...