14.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Operacioni “Shpirti”, u zbuluan 4 grupe kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krimin e organizuar/ Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit hedhet nga kati i dytë i banesës për ti shpëtuar policisë

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian italiane, që u shtri në 4 shtete (Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi) zbuloi 4 grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krimin e organizuar.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ka rezultuar se shefi Sektorit Kundër Trafiqeve në Policinë e Shtetit, Ilirjan Balla, është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe për të është dhënë masa “Arrest në shtëpi”.

Por Balla nuk ishte i vetmi zyrtar Policie i përfshirë në trafik, edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua. Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Për pasojë, ai ka pësuar fraktura në këmbë, por pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.

Nga ana tjetër, Artur Krasniqi është një oficer Policie në Durrës që rezulton se me ndërmjetësimin e një zyrtari në Bashkinë e Kavajës ka ndërhyrë për të liruar disa të arrestuar.

Ai thotë se kjo është një hakmarrje, ai akuzohet dhe është në arrest shtëpiak. Të tjerët janë trafikantë, nga kultivimi, magazinimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...