23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Vrasja në Rafina/ Arrestohen tre persona për vdekjen e Altin Arapaj, avokati i të dyshuarit: Ishin miq, ishin nën efektin e kokainës

Tre persona janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, ngjarje e ndodhur në një vresht në zonën e Rafinas, në Greqi. Figura qendrore e hetimit është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar për bashkëpunim të mundshëm në krim, pasi dyshohet se e shoqëruan autorin në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë sekuestruar armën e krimit dhe po hetojnë rrethanat që çuan në vrasjen tragjike.

Avokati i Selimajt, Nikos Roussopoulos, ka deklaruar për “Developments Now” se viktima dhe klienti i tij njiheshin prej vitesh dhe kishin pasur një marrëdhënie miqësore. Ai theksoi se në momentin e ngjarjes, të dy ndodheshin nën ndikimin e kokainës.

“Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine. Ne kemi kërkuar analiza të gjakut dhe urinës për të vërtetuar këtë fakt. Arma i përkiste viktimës,” u shpreh avokati.

Ai pretendoi se vrasja nuk ishte e qëllimshme, por ndodhi aksidentalisht në përpjekje për të çarmatosur viktimën. “Ndërsa klienti im po përpiqej ta çarmatoste, arma u shkrep. Plumbi përfundoi në faqe. Nëse dikush ka qëllim të vrasë, nuk synon fytyrën, por kokën ose gjoksin,” argumentoi Roussopoulos.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm mes tyre, ndërsa mohoi çdo përfshirje të klientit të tij në ndonjë mosmarrëveshje pronësore. “Bëhet fjalë për një pronë për të cilën viktima kishte konflikt me një shtetas kanadez. Klienti im nuk ka lidhje me këtë çështje,” përfundoi ai.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...