23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Katastrofë natyrore në Australi: Përmbytjet shkatërrojnë mbi 10 mijë prona, 5 viktima dhe qindra të bllokuar

Australia po përballet me një nga katastrofat natyrore më të rënda të viteve të fundit, ndërsa përmbytjet shkatërruese në juglindje të vendit kanë marrë jetën e të paktën pesë personave dhe kanë dëmtuar mbi 10 mijë prona, përfshirë shtëpi, biznese dhe objekte publike.

Autoritetet njoftuan sot, më 24 maj, se kanë nisur punën për vlerësimin dhe riparimin e dëmeve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, zonë ku reshjet e rrëmbyeshme kanë çuar në daljen nga shtrati të disa lumenjve, duke përmbytur zona të tëra urbane dhe rurale.

Shefi i menaxhimit të emergjencave, Mike Washing, deklaroi nga Sydney se situata ka nisur të përmirësohet, por qindra persona mbeten ende në strehime emergjente. “Janë kryer mbi 50 operacione shpëtimi dhe ndihma vijon në zonat më të izoluara,” tha ai.

Numri i viktimave u rrit pasi një burrë 80-vjeçar u gjet pa jetë në një banesë të përmbytur pranë qytetit Taree – një nga zonat më të goditura nga fatkeqësia.

Kryeministri australian Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e planifikuar në Taree për shkak të kushteve ekstreme, reagoi me trishtim: “Është e tmerrshme të dëgjosh për humbje të mëtejshme jetësh. Zemra ime është me të gjithë ata që po vuajnë pasojat e kësaj tragjedie.”

Sipas të dhënave të publikuara nga Reuters, rreth 50 mijë banorë janë prekur drejtpërdrejt nga përmbytjet. Shumë prej tyre janë detyruar të ngjiten në çatitë e shtëpive duke pritur ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Australia është goditur nga një sërë ngjarjesh ekstreme të motit gjatë viteve të fundit. Pas zjarreve katastrofike dhe thatësirave të mëdha, përmbytjet e përsëritura që nga viti 2021 kanë vendosur vendin përballë sfidave të mëdha klimatike dhe humanitare. Autoritetet lokale dhe federale po bëjnë thirrje për solidaritet dhe mbështetje të koordinuar për të përballuar këtë krizë të re natyrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...