30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Adriana Kalaja: Rama tentoi të më blinte përmes një biznesmeni të fuqishëm, por unë nuk e tradhtoj Berishën

Tiranë, 6 qershor 2025 – Aktivistja politike Adriana Kalaja ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit ka tentuar ta “blejë” atë përmes një biznesmeni të fuqishëm që vepronte në emër të tij. Sipas Kalasë, tentativa për ta joshur ka ndodhur që në vitin 2021, pas nisjes së mbështetjes së saj për foltoren e Sali Berishës.

Në një deklaratë publike, Kalaja theksoi se ndonëse ka marrë oferta të vazhdueshme, ajo ka zgjedhur të qëndrojë besnike ndaj bindjeve të saj politike dhe krah Berishës.

“Unë nuk jam nga ato që dal dhe bëj viktimën. Ofertat i kam pasur me vite, sepse Rama nuk i lufton kundërshtarët, por i blen. Dhe për këtë kemi shumë prova,” u shpreh ajo.

Kalaja rrëfeu se menjëherë pas daljes së saj publike në mbështetje të Berishës më 10 shtator 2021, është kontaktuar nga një biznesmen i afërt me pushtetin, i cili, sipas saj, fliste në emër të kryeministrit Rama dhe i bëri një ofertë për të ndryshuar qëndrim politik.

“Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës. Dhe Rama, kur i ka interesuar, ka folur gjithmonë në emër të ndërkombëtarëve. Por unë nuk e tradhtova veten dhe qëndrimet e mia,” tha Kalaja.

Ajo u shpreh se ndonëse është e zhgënjyer me rezultatin zgjedhor, veçanërisht për shkak të pritshmërive që Partia Demokratike të merrte 69 deri në 71 mandate, ajo mbetet e bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Unë e dija që ishte e vështirë të merrja mandatin, por prapë zgjodha rrugën e drejtë. Masakra zgjedhore, sipas meje, ishte e planifikuar të ndodhte jashtë vendit, në diasporë,” deklaroi Kalaja.

Në përfundim, ajo bëri thirrje për një qasje radikale përballë regjimit, duke lënë të kuptohet se opozita duhet të rrisë përballjen me qeverinë aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...