21.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Balliu nga Berlini: Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë, demokracia e kapur nga Rama

Berlin, Gjermani – Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin, ku është takuar me dy anëtarë të Bundestagut gjerman: Axel Knoerig (CDU) dhe Lars Castellucci (SPD). Gjatë takimeve, Balliu ka denoncuar ashpër situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë Rama për kapje të shtetit dhe minimin e institucioneve demokratike.

Në një deklaratë për mediat pas takimeve, Balliu e cilësoi procesin zgjedhor të organizuar nga mazhoranca si një “farsë elektorale”, që sipas tij ka dëmtuar rëndë pluralizmin politik dhe ka deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

“Minimi i pluralizmit politik përmes farsave elektorale nuk është vetëm një shkelje e standardeve demokratike, por një tradhti ndaj aspiratës së shqiptarëve për integrim europian,” u shpreh Balliu.

Ai theksoi se kapja e të gjitha institucioneve shtetërore nga pushteti aktual përbën një rrezik serioz për funksionimin e demokracisë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Deputeti demokrat vlerësoi vëmendjen që partnerët gjermanë i kushtojnë zhvillimeve politike në rajon dhe theksoi se bashkëbisedimi me Knoerig dhe Castellucci tregoi mbështetjen e tyre për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendet që synojnë integrimin europian.

Vizita e Balliut vjen në një moment kritik për Shqipërinë, ku opozita ka rritur tonet kundër qeverisë Rama, duke e akuzuar për uzurpim të institucioneve, shtypje të zërit opozitar dhe abuzime në proceset zgjedhore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...