33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Arrestohet në Serbi ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu – dyshohet për lidhje me rastin “Banjska”

Autoritetet serbe kanë ndaluar në pikën kufitare Horgosh ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili aktualisht jeton në Gjermani dhe prej tre vitesh nuk është më pjesë e strukturave të sigurisë në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, i cili në një reagim në rrjetet sociale e ka quajtur ndalimin “të pajustifikuar dhe serioz”, duke theksuar se klienti i tij është marrë në pyetje lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, ngjarje që u cilësua si sulm terrorist nga autoritetet në Prishtinë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Spahiu është aktualisht i ndaluar në qendrën e paraburgimit në Kanjizë.

“Ky rast nuk është i izoluar. Po bëhet gjithnjë e më i qartë modeli i përgjigjes së Serbisë ndaj zhvillimeve në Kosovë. Ndalimi i Spahiut është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit dhe me dënimin e Aleksandar Vllajiqit nga autoritetet e Kosovës për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe,” – deklaroi avokati Koci.

Lidhja me rastin Vllajiq dhe përfshirja e BIA-s

Sipas Kocit, arrestimi i Spahiut mund të shihet si hakmarrje politike pas dënimit disa ditë më parë të shtetasit serb Aleksandar Vllajiq, i cili ka pranuar se ishte anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) dhe kishte vepruar brenda territorit të Kosovës, duke infiltruar struktura të sigurisë.

“Pranimi i fajësisë nga Vllajiq ka vërtetuar zyrtarisht se BIA serbe ka operuar brenda Kosovës, gjë që mund të ketë shkaktuar reagime në Beograd,” u shpreh Koci.

Reagimet dhe heshtja institucionale

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për koment lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ky nuk është rasti i parë që autoritetet serbe ndalojnë qytetarë të Kosovës në pikat kufitare, shpeshherë nën dyshime për krime lufte ose përfshirje në incidente të sigurisë. Qeveria e Kosovës i ka konsideruar këto ndalime si të pabazuara dhe me prapavijë politike, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

Marrëveshja e vitit 2013, por pa zbatim në praktikë

Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2013 një Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunimi në çështjet e ndjeshme, veçanërisht për rastet e krimeve të luftës apo të sigurisë, ka qenë minimal ose inekzistent.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...