33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Zbulohet skema e ekzekutimit të Edmond Papës në Tiranë: Vrasje për hakmarrje, ndjekje njëmujore dhe targa të ndryshuara

Një muaj ndjekje dhe përgatitje i janë dashur Andrea Bodes (alias Ervin Bode) dhe Albano Velos, për të ekzekutuar Edmond Papën, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022 në Tiranë. Ngjarja, që tronditi opinionin publik, rezulton të ketë qenë një akt hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i cili u eliminua me tritol në makinë më 11 qershor të po atij viti.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno për Ora News, vrasja e Papës ka qenë rezultat i një ndjekjeje të organizuar dhe planifikimi të hollësishëm nga dy miqtë e Sadikajt – Albano Velo dhe Andrea Bode, të cilët për një muaj rresht kanë ndjekur në mënyrë të alternuar Edmond Papën dhe vëllanë e tij, Kristo Qirici (alias Papa), për të identifikuar rutinën dhe lëvizjet e tyre.

Makinat, targat e falsifikuara dhe ndjekja sistematike

Për të kryer krimin, autorët kanë përdorur dy automjete: një “Smart” të zi me targa AA488V, që ka rezultuar në përdorim nga Andrea Bode, dhe një “Audi” me targa W76CXC, në pronësi të bashkëjetueses së Velos, me inicialet A. L.

Të dy mjetet janë përdorur në mënyrë të alternuar, ndërkohë që targat u janë ndryshuar disa herë, për të shmangur ndjekjen dhe identifikimin nga autoritetet. Gjatë analizës së telefonit të A. L., policia zbuloi komunikime me Velon, ku ai i kërkonte asaj të konfirmonte pronësinë e dy targave që përdoreshin nga Kristo Qirici – një provë kyçe që dëshmon se ndjekja ishte sistematike.

Krimi në një lokal pa kamera – dhe ndryshimi i rrobave pas aktit

Sipas të dhënave të dosjes, në datën 16 dhjetor 2022, që nga ora 14:00 e mesditës deri në momentin e krimit, Andrea Bode ka qëndruar në mbikëqyrje të Papës, i cili ishte parë në bar-kafenë “Green Garden”, një ambient pa kamera sigurie.

Pasi ka siguruar që viktima ishte vetëm, Andrea Bode ka hyrë në lokal dhe ka kryer ekzekutimin, ndërsa më pas është larguar me “Audi”-n e Velos, ku në rrugën “Teodor Keko” ka ndërruar rrobat që kishte veshur gjatë krimit, duke u zhveshur dhe veshur rroba me ngjyrë të kuqe, për të humbur gjurmët.

Prokuroria kërkon burgime të rënda

Prokurori Albert Kuliçaj, gjatë paraqitjes së pretencës në Gjykatën e Tiranës, ka kërkuar:

  • 30 vite burgim për Andrea Bode, si autor i drejtpërdrejtë i vrasjes,

  • 25 vite burgim për Albano Velon, për bashkëpunim në krim dhe ndihmë për realizimin e planit.

Sipas prokurorisë, një rol të rëndësishëm në organizimin e krimit ka luajtur edhe ambienti ku është hartuar plani – lokali “Las Palmas” në Tiranë, në pronësi të Andrea Kalemit, kushëri i viktimës Aleksandër Sadikaj.

Hakmarrja – motivi kryesor i atentatit

Nga hetimet rezulton se vrasja e Papës është konsideruar si hakmarrje direkte për vdekjen e Aleksandër Sadikajt, mik i ngushtë i Velos dhe Bodes, i cili u vra me eksploziv në një nga rrugët e Tiranës.

Të dhënat tregojnë se Papa dhe vëllai i tij kanë qenë në ndjekje të Sadikajt para vrasjes së tij, dhe kjo e fundit është parë si një lëvizje e strukturave kriminale për të balancuar gjakësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...