30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Situata shqetësuese me Justin Bieber, fansat alarmohen nga postimet e tij në rrjete sociale

Prej disa muajsh, sjellja e këngëtarit Justin Bieber në rrjete sociale ka ngjallur dyshime dhe shqetësim mes ndjekësve të tij. Postimet e pazakonta, mimika të çuditshme dhe mungesa e një ritmi të qëndrueshëm në publikimet e tij kanë shtuar spekulimet për gjendjen e tij mendore.

Kjo situatë u përkeqësua edhe më tej këtë javë, kur një fans publikoi bisedën me gjyshin e këngëtarit, i cili shprehte shqetësimin për Justin: “Jam i shqetësuar për Justin Bieberin.” Përgjigja e këngëtarit nuk vonoi dhe ajo ishte e drejtpërdrejtë, por edhe e ftohtë: “Kujdesu për veten, gjysh.”

Ky reagim ka ngjallur reagime të ndryshme tek fansat: disa e konsideruan si një shaka, ndërsa të tjerë e panë si një sinjal alarmi për gjendjen emocionale të tij.

Justin Bieber, i cili në të kaluarën ka folur hapur për betejat e tij me ankthin dhe depresionin, vazhdon të mbajë fansat në pritje të një sqarimi zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, komuniteti i tij mbetet i shqetësuar dhe kërkon përgjigje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...