30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Tragjedi ajrore në Indi: Aeroplani i Air India rrëzohet menjëherë pas ngritjes, 242 pasagjerë në bord

Ahmedabad, Indi – Një aeroplan i linjës ajrore Air India me destinacion Londrën u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indinë perëndimore, duke shkaktuar panik dhe një emergjencë masive në zonën përreth.

Fluturimi AI171, i cili operonte në lidhjen Ahmedabad – Londër Gatwick, kishte në bord 242 pasagjerë kur humbi kontaktin vetëm disa sekonda pas ngritjes, në lartësinë rreth 190 metrash. Sipas të dhënave të faqes “Flightradar24”, sinjali i fundit u regjistrua në orën 08:08:51 UTC.

Pas rrëzimit në një zonë banimi pranë aeroportit, një re e dendur tymi i zi u ngrit mbi vendngjarje, ndërsa ekipet e emergjencës u nisën menjëherë për shpëtimin e të mbijetuarve dhe menaxhimin e situatës.

Policia lokale konfirmoi se avionit i kishte ndodhur një aksident në një “zonë civile” jashtë aeroportit dhe raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe ambulanca drejt spitaleve.

Kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe garantoi se kompanitë po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për të ofruar mbështetje maksimale për të gjithë të prekurit.

Mendimet tona janë me familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje shkatërruese,” tha Chandrasekaran, duke theksuar se fokusi kryesor është mbështetja dhe asistenca për viktimat.

Ndërkohë, autoritetet indiane vazhdojnë hetimet për shkakun e aksidentit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndihet i tronditur nga kjo tragjedi ajrore që po merr përmasa të mëdha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...