30.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Valentina Gegprifti shpallet “Miss Shqipëria 2025” në një mbrëmje magjike në Amfiteatrin e Tiranës

Një spektakël i jashtëzakonshëm bukurie dhe elegancë u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Amfiteatrin e Tiranës, ku 25 vajza nga të gjitha trevat shqiptare konkurruan për titullin e “Miss Shqipëria 2025”. Atmosfera ishte e mbushur me emocione, duartrokitje dhe befasi, ndërsa kurora e më të bukurës iu dorëzua Valentina Gegpriftit, e cila konkurronte me numrin 18.

Valentina u dallua për prezencën e saj skenike, bukurinë natyrale dhe buzëqeshjen magjike, duke fituar admirimin dhe vlerësimin maksimal të jurisë dhe publikut.

Në këtë mbrëmje të paharrueshme u shpallën edhe titujt e tjerë prestigjiozë:
• Shoqëruesja e Parë: Klea Thaçi (nr. 17)
• Shoqëruesja e Dytë: Laura Peka (nr. 11)
• Miss Earth: Kleja Sulejmani (nr. 3)
• Miss Supernational: Natalia Lalaj (nr. 1)
• Miss International – Albania 2025: Gledia Preja (nr. 25)
• Trupi më i Bukur: Juna Latifi (nr. 4)
• Miss Buzëqeshja: Elsina Canaku (nr. 5)
• Miss Elite (përfaqësuese në arenën ndërkombëtare): Dea Hila (nr. 20)
• Miss Miqësia (e votuar nga finalistet): Xholin Xhabeu (nr. 12)
• Miss Elegance: Bleona Beqiraj (nr. 8)
• Miss Fotozhenia: Eloisa Llupo (nr. 2)
• Miss Social Media: Dajana Elmasllari (nr. 23)
• Çmimi i Publikut (votuar online): Kleja Sulejmani (nr. 3) me 22.6% të votave.

Mbrëmja e “Miss Shqipëria 2025” riktheu magjinë e bukurisë shqiptare dhe nxori në pah jo vetëm fytyrat, por edhe personalitetet e vajzave që do të përfaqësojnë vendin në skenat më prestigjioze të bukurisë botërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...