14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës – “Homeland Justice” merr përgjegjësinë: “Fshimë serverët, morëm të dhënat”

TIRANË – Një tjetër goditje kibernetike ka tronditur institucionet publike shqiptare. Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë sot publikisht përgjegjësinë për një sulm ndaj serverëve të Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare të institucionit, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjitha të dhënat nga serverët.

Në një mesazh të publikuar në kanalin e tyre zyrtar në Telegram, grupi shkruan:

“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Së bashku me deklaratën, hakerët kanë shpërndarë edhe pamje para dhe pas sulmit, ku tregohet ndryshimi i faqes zyrtare të Bashkisë – nga versioni funksional në një ekran bosh me efekte vizuale të dëmtimit grafik, për të dëshmuar goditjen dixhitale.

Sulmi i paralajmëruar?

Në një tjetër element simbolik, “Homeland Justice” ka shpërndarë edhe një model 3D të godinës së Bashkisë, të mbivendosur me mbishkrimin: “Yes, you were right”, një frazë që shihet si konfirmim i një paralajmërimi të mëhershëm për këtë sulm.

Deri më tani, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë një reagim zyrtar, ndërkohë që ekspertët e IT-së në institucionet shtetërore janë duke verifikuar shkallën reale të dëmit, përfshirë nëse të dhënat e publikuara janë autentike dhe çfarë përmbajnë ato.

Ky është sulmi i dytë serioz kibernetik ndaj institucioneve shqiptare brenda pak muajsh, duke rritur alarmin mbi sigurinë dixhitale dhe mbrojtjen e të dhënave në administratën publike. Autoritetet pritet të nisin hetime në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar origjinën dhe përmasat e këtij sulmi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...