29.4 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Samiti i NATO-s në Hagë: “Menuja” e përgatitur për Donald Trump dhe sfidat e bashkëpunimit transatlantik

HAGË – Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet në Hagë gjatë javës së ardhshme, pritet të jetë më i shkurtër dhe më i përqendruar, me një “menu” të parapërgatitur që synon të shmangë përplasjet me Shtetet e Bashkuara, anëtarin më të fuqishëm të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përgatitur një axhendë ku përqendrimi kryesor do të jetë në angazhimin e aleatëve evropianë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, një temë kjo që përkon me kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për një front të bashkuar, mosmarrëveshjet midis SHBA-së dhe aleatëve të saj evropianë mbi tregtinë, Rusinë dhe krizën në Lindjen e Mesme mbeten të thella.

Presidenti Trump, me politikën e tij “Amerika e Para”, ka kritikuar vazhdimisht NATO-n dhe aleatët për moszbatimin e detyrimeve financiare, duke vënë në pikëpyetje vetë parimin e mbrojtjes kolektive. Në samitin e tij të parë ai kërkoi nga aleatët evropianë që të rrisin shpenzimet, duke i quajtur “borxhliqës” ndaj SHBA-së.

Për të shmangur tensionet dhe për t’i dhënë Trump-it një “fitore”, samiti i këtij viti do të zgjasë vetëm dy ditë, me diskutime që do të zhvillohen në vetëm tre orë, ndërsa deklarata finale pritet të jetë shumë e përmbledhur. Kjo shkurtim pritet të reduktojë mundësitë për debat dhe përçarje publike gjatë ngjarjes.

Në samit do të marrin pjesë 32 udhëheqës nga aleanca dhe mbi një duzinë vende partnere, ndërkohë që Holanda ka mobilizuar një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e saj për këtë event, me kosto prej 183.4 milionë eurosh.

Analistët vërejnë se kjo shkurtim i takimeve dhe fokusimi në tema të zgjedhura synon jo vetëm t’i përshtatet stilit të presidentit amerikan, por edhe të fshehë ndasitë e thella që ekzistojnë brenda NATO-s, duke e kthyer këtë samit në një sfidë për unitetin dhe bashkëpunimin transatlantik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...