24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Tragjedi familjare në Kalamata: 61-vjeçari vret me gërshërë prindërit e moshuar

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë, ku një 61-vjeçar ka vrarë me gërshërë prindërit e tij, një burrë 96 vjeç dhe një grua 93 vjeçare, brenda banesës së tyre.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:00, ndërsa mediat greke raportojnë se autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas raportimeve, fqinjët alarmuan policinë, pasi dëgjuan britma të forta që vinin nga banesa e çiftit të moshuar. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.

Trupi i të moshuarve është gjetur me shenja të shumta goditjesh, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e krimit, si dhe gjendjen psikiatrike të autorit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ndërsa policia dhe shërbimet sociale po merren me hetimin e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...