19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjysma e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm: Alarmi nga Atlasi Global i Kancerit

Një në dy vdekje nga kanceri mund të parandalohet. Ky është përfundimi shqetësues që del nga “Atlasi i Kancerit”, një publikim i fundit nga Shoqata Amerikane e Kancerit, i cili analizon faktorët globalë të rrezikut për këtë sëmundje.

Sipas të dhënave, rreth 50% e vdekjeve nga kanceri në mbarë botën shkaktohen nga faktorë potencialisht të modifikueshëm, si pirja e duhanit, infeksionet, mbipesha, dieta e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ekspertët theksojnë se pjesa më e madhe e këtyre rasteve mund të shmangen me politika të mira parandaluese dhe ndërgjegjësim më të madh publik.

Duhani, vrasësi kryesor

Faktori më i madh i rrezikut, sipas raportit, është pirja e duhanit, e cila është përgjegjëse për rreth 2 milionë vdekje çdo vit – një e pesta e totalit. Duhani shkakton të paktën 17 lloje të ndryshme kanceri, ku më i përhapuri dhe më vdekjeprurësi është kanceri i mushkërive, me mbi 1.2 milionë viktima në vit.

Infeksionet, një kërcënim i heshtur

Agjentët infektivë renditen të dytët në listën e rrezikut. Te burrat, vihet në dukje ndikimi i Helicobacter pylori dhe virusit të hepatitit B, përgjegjës për kancerin e stomakut dhe të mëlçisë. Ndërsa te gratë, në qendër është Papillomavirusi (HPV), i lidhur ngushtë me kancerin e qafës së mitrës. Ekspertët theksojnë se për të tre këta agjentë ekzistojnë strategji parandaluese efektive, si vaksinimi dhe depistimi i hershëm.

Obeziteti dhe alkooli, në rritje

Ndikim të konsiderueshëm kanë edhe alkooli dhe mbipesha, të cilat shkaktojnë secila rreth 4% të vdekjeve nga kanceri në shkallë globale. Në vendet me të ardhura të larta, obeziteti lidhet me përqindje më të larta të rasteve fatale, si:

  • 40% të vdekjeve nga kanceri i mitrës
  • 19% nga kanceri i veshkave
  • 18% nga kanceri i ezofagut

Rrezatimi diellor, rrezik për lëkurën

Gjithashtu, rrezatimi ultraviolet kontribuon ndjeshëm në rritjen e rasteve me melanomë, një formë agresive e kancerit të lëkurës, me mbi 59,000 vdekje çdo vit.

Alarmi i shkencëtarëve: Masa parandaluese nuk po zbatohen

Një pjesë e konsiderueshme e kancereve në çdo vend mund të parandalohet duke zbatuar masa parandaluese,” thekson Ahmedin Jemal, drejtues i departamentit të Shkencës së Mbikëqyrjes dhe Barazisë Shëndetësore në Shoqatën Amerikane të Kancerit.
Por fatkeqësisht, këto masa nuk zbatohen në mënyrë optimale në shumë vende, për shkak të mungesës së vullnetit politik,” shtoi ai në deklaratën e tij.

Raporti vjen si një thirrje urgjente për veprim, ndërsa numri i rasteve me kancer në mbarë botën vazhdon të rritet nga viti në vit. Në fokus mbetet edukimi, politika parandaluese dhe kujdesi shëndetësor i aksesueshëm për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...