40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Tragjedi në Vlorë: 72-vjeçari gjendet i vetëvarur në një pallat në ndërtim

Vlorë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar mëngjesin e sotëm. Një 72-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një pallat në ndërtim në lagjen “Pavarësia”, ku i moshuari punonte si roje.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ndodhej në kushte të rënda psikologjike, çka mund ta ketë shtyrë drejt aktit ekstrem. Trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit, të cilët menjëherë njoftuan policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk ka dyshime për ndonjë ndërhyrje të palëve të treta.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...