16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Prokuroria në gjyqin e Sean “Diddy” Combs: Akuzat për trafikim seksual, rrezikon burgim të përjetshëm

New York – Në përfundim të argumenteve të saj në gjyqin ndaj reperit dhe producentit të njohur Sean “Diddy” Combs, prokuroria paraqiti akuza të rënda për përdorim dhune, trafikim seksual dhe mashtrim me qëllim detyrimin e grave për të kryer marrëdhënie seksuale të padëshiruara.

Ndihmësprokurorja Christy Slavik deklaroi përpara jurisë se Combs drejton një organizatë kriminale që përdor manipulimin dhe presionin për të mos pranuar përgjigje “jo” nga viktimat. Sipas saj, reperi ka përdorur një kombinim të dhunës, trafikut seksual dhe shantazhit, duke përfshirë edhe një rast të dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura.

Në sallën e gjyqit u shfaq edhe një video e vitit 2016 ku shihet Combs duke tërhequr dhe rrahur Ventura-n në një hotel në Los Angeles. Prokuroria paraqiti dëshmi nga ish-të dashurat e tij, përfshirë Cassie Venturën dhe një grua të njohur vetëm si “Jane”, të cilat dëshmuan për manipulimin dhe abuzimin e përjetuar.

Sean “Diddy” Combs është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin seksual, shantazhin dhe organizimin e prostitucionit. Nëse shpallet fajtor, reperi rrezikon burgim të përjetshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...