19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Përfundon rinumërimi në Qarkun e Tiranës, asnjë ndryshim në mandatet e deputetëve

Ka përfunduar rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës, i cili nxori në pah një rënie të votave për dy partitë kryesore, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, por pa sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve apo emrat e deputetëve të zgjedhur.

Sipas rezultateve përfundimtare, Partisë Demokratike i janë hequr 612 vota, ndërsa Partisë Socialiste 381 vota. Humbje votash kanë pësuar edhe partitë e vogla, ku Lëvizjes Bashkë iu hoqën 57 vota, Partisë Mundësia dhe Nismës Shqipëria Bëhet nga 44 vota secila, ndërsa Partisë Socialdemokrate 34 vota.

Ndër kandidatët, diferenca mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit u ngushtua, por jo sa të rrezikonte mandatin e Xhaçkës.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, u shpreh se procesi ishte transparent dhe rinumërimi nuk ndikoi në integritetin e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se për aq kohë sa jemi në demokraci, transparenca i shërben demokracisë. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të votave që të bëjnë pis procesin,” tha Braho.

Ai shtoi se ndryshimi i qëndrimeve nga disa kandidatë pas rinumërimit tregon se ky proces ndihmoi në sqarimin e çdo dyshimi.

“Nuk kemi më akuza për trafikim votash brenda subjekteve, por as mes subjekteve. Të gjitha ato lëvizje që reflektohen dhe konsiderohen si vjedhje apo manipulim, për mendimin tim janë gabim njerëzor,” përfundoi Braho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...