22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Manipulim votash në Fier – KAS i referon Prokurorisë tabelat e rinumërimit

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të 586 kutive të votimit në qarkun e Fierit, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku u pohua ekzistenca e manipulimeve në rezultatet e kandidatëve.

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho, deklaroi se do t’i referohen Prokurorisë së Fierit të gjitha materialet dhe tabelat ku janë konstatuar lëvizje të votave, duke i cilësuar këto si manipulim të pastër zgjedhor.

“Do t’i përcjell Prokurorisë së Fierit të gjitha tabelat ku lëvizin votat. Kishte manipulim,” – u shpreh Braho.

Procesi i rinumërimit u kërkua nga përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët ngritën dyshime për parregullsi në administrimin e votave të kandidatëve në disa qendra votimi.

Gjetjet pritet të shkaktojnë zhvillime të reja ligjore dhe politike në ditët në vijim, ndërsa vëmendja përqendrohet tek veprimet e Prokurorisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...