22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Arrestohen dy drejtues të “Bankers Petroleum” në Fier – Dyshime për mospagim detyrimesh ndaj shtetit

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinëz të Fierit, ku janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, dhe drejtori aktual, Hongping Xiao.

Sipas informacioneve paraprake, kontrollet dhe arrestimet lidhen me dyshimet për mospagim të detyrimeve fiskale ndaj shtetit shqiptar. Në operacion janë përfshirë forca policore, zyrtarë të Tatimeve dhe hetues të specializuar, të cilët kanë sekuestruar dokumentacion brenda ambienteve të kompanisë.

Kompania “Bankers Petroleum”, e cila operon në sektorin e naftënxjerrjes, është akuar më herët për shmangie tatimore dhe ndotje të mjedisit, çështje për të cilat janë zhvilluar hetime dhe janë ngritur ankesa nga banorët e zonës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrollet po vijojnë, ndërsa arrestimet janë bërë në kuadër të një procedimi penal për shkelje të ligjit mbi tatimet dhe ndotjen mjedisore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare të detajuar mbi akuzat konkrete, por më shumë informacion pritet në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...