36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shpërthimi i pandemisë në mes të sezonit të verës krijon shqetësime për qeverinë dhe specialistët e sëmundjeve infektive në Greqi

Shpërthimi i pandemisë në mes të sezonit të verës ka krijuar shqetësime për qeverinë dhe specialistët e sëmundjeve infektive, në shtetin fqinj, Greqi.

Ekspertet grek po shikojnë me ankth rritjen e shpejtë të rasteve dhe po përpiqen të hartojnë një plan të ri për problemin e quajtur mutacioni delta ose siç njihet ndryshe mutacioni indian.

1797 infeksione të reja njoftoi ditën e djeshme ministria  greke e shëndetësisë.

Autoritetet, si në nivelin shkencor, ashtu edhe në atë qeveritar, po përgatiten përsëri për të shpalosur një rrjet masash që synojnë ndaljen e epidemisë dhe, në të njëjtën kohë, veprime për të forcuar fushatën e vaksinimit, në bashkëpunim me autoritetet lokale.

Siç deklaroi dje Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Z. Nikos Hardalias gjatë një konferencë emergjente, gjurmimi tregon se 32% e rasteve të rasteve pozitive të ditëve të fundit janë të ardhur nga jashtë.

Epidemia në këtë fazë drejtohet nga të rinjtë, ndërsa mosha mesatare e rasteve të reja ka rënë në 27 vjeç.

Në fakt, në disa vende mesatarja e moshës ka rënë edhe më tej, pasi në sektorin jugor të Atikës 66% e rasteve janë të moshës 15-24 vjeç  shkruajnë mediat greke.

Gjoba të ashpra, për shkelësit e ligjit

Ata kompani që kontrollohen dhe zbulohet se janë në shkelje do të përballen menjëherë me një dënim të pezullimit të përkohshëm nga shkelja e parë dhe të nesërmen.

Çdo shkelje e masave anti-covid – të tilla si mosrespektimi i numri maksimal i klientëve për dyqan – do të rezultojë në një gjobë , mbyllje të menjëhershme për shtatë ditë nga e nesërmja e shkeljes, dhe gjobitje: për dyqanet nën 200 metra katrorë gjoba do të arrijë në 2,000 euro dhe për dyqanet mbi 200 metra katrorë, gjoba do të rritet në 5,000 euro.

Në rast përsëritje, gjoba në të dy rastet do të jetë 10,000 euro dhe mbyllja e aktivitetit do të fillojë ditën tjetër për 15 ditë , ndërsa në rast të një shkelje të tretë licenca do të revokohet .

Megjithëse rritja e numrit të të infektuar nuk është reflektuar ende në gjendjen e sistemit shëndetësor në vend ku gjendja vazhdon në mënyrë të qëndrueshme (168 intubuar, 48 pranime të reja të pacientëve të rinj Covid-19, 8 vdekje të reja), shqetësimet për javët e ardhshme nuk janë të kufizuara tek të rinjtë, mbartës të  virusit të cilët rrezikojnë më pak të sëmuren rëndë dhe të shtrohen në spital por te të moshuarit përreth tyre.

“Mbroni prindërit dhe të afërmit tuaj të moshuar që nuk janë vaksinuar”, ishte apeli i Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile për më të rinjtë dje, duke kujtuar se vera e sigurt bazohet kryesisht tek ata dhe respektimi i tyre i masave të mbrojtjes si p.sh. distanca sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...