28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Gjermania në negociata me SHBA për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën

Gjermania ka hyrë në negociata të avancuara me Shtetet e Bashkuara për të blerë sisteme mbrojtëse raketore Patriot, me qëllim që ato të dërgohen në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit të goditur nga lufta.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Cornelius, i cili në një konferencë për shtyp u shpreh:

“Ka mënyra të ndryshme për të plotësuar këto boshllëqe me Patriotët. Ju përmendët njërën prej tyre,” – duke iu referuar opsionit të blerjes nga SHBA.

Cornelius theksoi se bisedimet janë në një fazë intensive, dhe se qeveria gjermane është shumë e shqetësuar për pezullimin e mundshëm të furnizimeve me armë nga SHBA, gjë që mund të cenojë gatishmërinë mbrojtëse të Ukrainës në një moment kyç të luftës.

Negociatat për blerjen e sistemeve Patriot vijnë pas kërkesave të përsëritura të Kievit për forcimin e mbrojtjes kundërajrore, ndërsa Rusia ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe ushtarake.

Gjermania ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në Evropë, duke dhënë ndihmë ushtarake dhe financiare që prej nisjes së agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Nëse marrëveshja për Patriot-ët finalizohet, ajo do të përbënte një hap tjetër të rëndësishëm në bashkëpunimin transatlantik për sigurinë e Evropës Lindore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...