18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Revolucion në Madrid: Real Madrid largon gjithë trajnerët, nis epokë të re pas dështimeve sezonale

Në Madrid po fryjnë erëra të reja, dhe këtë herë, jo vetëm në fushë por në të gjitha nivelet e strukturës sportive të Real Madridit. Klubi më i titulluar në Evropë ka vendosur të nisë një revolucion të thellë, duke larguar të gjithë trajnerët e ekipeve kryesore, përfshirë futbollin dhe basketbollin, pas një sezoni të mbushur me lodhje, kritika dhe zhgënjime.

Gjithçka nisi më 23 maj, kur Carlo Ancelotti, trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit me 15 trofe, u largua zyrtarisht nga “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund aventurës së tij të dytë në stolin madrilen. Edhe pse arriti të fitojë Superkupën Europiane dhe Kupën Interkontinentale, sezoni u konsiderua i dështuar nga drejtuesit e klubit, pasi “Los Blancos” nuk arritën të fitojnë La Ligën, Champions League, Kupën e Mbretit apo Superkupën e Spanjës.

Ancelotti tashmë ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit, ndërsa madrilenët janë përballë një faze të re rindërtimi.

Por lëvizjet nuk kanë prekur vetëm ekipin e parë të futbollit. Raúl González, një tjetër figurë legjendare e klubit, është larguar me dëshirë të vetë nga drejtimi i Castilla-s, pas gjashtë sezonesh në krye të ekipit të të rinjve. Raúl ka lënë gjurmë të forta në zhvillimin e talenteve dhe mbahet mend për fitoren e UEFA Youth League në 2020, si dhe për arritjen në finalen playoff për ngjitje në Segunda División.

Ndryshimet në strukturat drejtuese sinjalizojnë një kapitull të ri për Real Madridin, i cili kërkon jo vetëm trofe, por freski në ide, mentalitet dhe lidership, duke filluar nga baza.

Të gjitha këto lëvizje vijnë në një kohë kur tifozët presin me padurim të shohin se cilët emra do të marrin frenat e reja në “Valdebebas” dhe nëse ky revolucion do të kthejë klubin në majat e futbollit evropian, aty ku e ka vendin historikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...