28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Alarm në Greqi – Zjarr masiv në periferi të Athinës, banorët evakuohen mes flakëve dhe erërave të forta

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë të enjte në komunën e Koropit, vetëm 30 kilometra në lindje të Athinës, duke vënë në alarm autoritetet dhe banorët e zonës. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke kërcënuar banesat, sipërfaqe të mëdha me bimësi të dendur, ullishta, dhe duke shkuar deri në bregdetin e detit Egje.

Pamjet dramatike të transmetuara nga televizioni publik ERT treguan shtëpi të shkrumbuara, shkurre të djegura dhe tym të dendur që mbulonte horizontin, ndërsa banorët u detyruan të largohen urgjentisht.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile dërgoi mesazhe emergjente në telefonat celularë për evakuimin e menjëhershëm të popullsisë në zonat më të rrezikuara. Autoritetet ndërkohë mbyllën disa rrugë kryesore në periferi të Athinës për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në terren janë angazhuar:
• 120 zjarrfikës
• 30 automjete zjarrfikëse
• 8 avionë dhe 8 helikopterë për shuarjen nga ajri
• Një anije e rojes bregdetare që patrullon bregdetin për evakuime të mundshme

Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, por rreziku i lartë për zjarre është paralajmëruar në shumë pjesë të Greqisë, për shkak të temperaturave ekstreme dhe kushteve të thatësisë që po përshkallëzohen nga erërat e fuqishme veriore.

Autoritetet greke kanë rritur gatishmërinë kombëtare, ndërsa zjarri në Koropi konsiderohet si një nga më të rrezikshmit për këtë sezon veror.

Mbetet e pasigurt se sa dëme materiale ka shkaktuar zjarri deri tani, por frika për viktima dhe përshkallëzim të situatës është e pranishme. Greqia ka përjetuar verëra gjithmonë e më të rrezikshme për shkak të ndryshimeve klimatike, që kanë bërë sezonin e zjarreve më të gjatë dhe më të ashpër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...