25.9 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Video/ Tiranë – Kapet pas 8 muajsh autori i një vjedhjeje të bujshme, 30 mijë euro dhe bizhuteri, finalizohet operacioni “November”

TIRANË – Një tjetër rast suksesi i Policisë së Tiranës është shënuar ditën e sotme, me finalizimin e operacionit të koduar “November”, që çoi në arrestimin e një 49-vjeçari të shpallur në kërkim për një vjedhje me pasoja të rënda, të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetasi A. Ç., 49 vjeç, u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6, pas një hetimi intensiv dhe administrimi të informacionit të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Ky shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar më herët) dhe një person tjetër ende në kërkim, kanë hyrë në një banesë në nëntor të vitit 2024, prej nga ku kanë vjedhur 30 000 euro cash si dhe sende me vlerë të konsiderueshme.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar A. Ç. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Policia njofton se vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar në këtë ngjarje, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Operacioni “November” konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj kriminalitetit kundër pronës në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...