14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

SPAK zgjeron hetimet për aferat me tendera: Thirren si dëshmitarë disa biznesmenë të lidhur me “5D Konstruksion”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po thellon hetimet mbi skandalin me tendera në Bashkinë e Tiranës, duke thirrur si dëshmitarë disa biznesmenë që dyshohet se kanë përfituar kontrata në mënyrë të paligjshme nga kompania “5D Konstruksion”, e cila rezulton në emër të dy ish-drejtorëve të bashkisë, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Një nga dëshmitarët kryesorë që do të dëgjohet nga SPAK është Hamz Islamaj, administrator i kompanisë BE-IS shpk. Sipas burimeve të hapura, Islamaj ka qenë përfitues i disa tenderëve të dyshimtë, veçanërisht në fushën e ndërtimit. Në dosjen hetimore thuhet se BE-IS, në bashkëpunim me kompanitë Vas Konstruksion dhe Mateo shpk, ka fituar një kontratë në vlerën prej 136 milionë euro për ndërtimin e kanalizimeve në Rrugën e Durrësit. Megjithatë, rezulton se pas nënshkrimit të kontratës, punimet janë kryer vetëm nga kompania “Vas”, e cila më vonë ka ndryshuar emrin në “5D Konstruksion”.

Një tjetër emër i përfshirë në listën e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK është Jani Kola, përfaqësues i Kola Invest, një kompani që dyshohet se ka qenë ndër të preferuarat për përfitimin e tenderëve gjatë kohës së drejtimit nga Molla dhe Qato. Hetimet tregojnë se Kola Invest ka bashkëpunuar në disa raste me kompaninë Igor Elektrik, e cila sot rezulton të jetë regjistruar me emrin “5D Konstruksion”. SPAK dyshon se tenderët janë dhënë në mënyrë preferenciale dhe në shkelje të hapur të ligjit për prokurimet publike.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet mbi dyshimet për abuzim me fondet publike, korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa struktura të Bashkisë së Tiranës, ku “5D Konstruksion” është vendosur në qendër të vëmendjes si një ndër përfituesit kryesorë të projekteve shumëmilionëshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...