31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Laert Haxhiu urdhëroi vrasjen time” – Alfred Balla rrëfen skemën e atentatit dhe prapaskenat e Reformës në Drejtësi

Në një intervistë ekskluzive, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, zbulon detaje tronditëse për jetën dhe karrierën e tij, duke treguar për herë të parë për planin e atentatit ndaj tij, i cili sipas tij u urdhërua nga kreu i një bande të fuqishme në Lushnje, Laert Haxhiu.

Balla rrëfen sesi u ndiq dhe u vëzhgua me qëllim ekzekutimin, një atentat i cili, siç tregon ai, u organizua me të njëjtën metodologji si ajo që u përdor për dy prokuroret, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK. Ai përshkruan mbrojtjen 24-orëshe nga Policia e Shtetit që i është siguruar, pas dëshmisë së një të penduari që zbardhi gjithë planin e vrasjes.

I rikthyer në vitet e errëta të 1997-ës, Balla kujton periudhën kur bandat në Lushnje terrorizonin institucionet, duke digjur godinat e gjykatave dhe prokurorive, dhe përplasjen e tij me Prokurorin e Përgjithshëm të kohës, që sipas tij kishte mendësi komuniste. Kjo përplasje i kushtoi largimin nga sistemi, por jo ndaljen e betimit të tij për drejtësi.

Në intervistë, ai shpalos edhe prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe rolin e faktorëve ndërkombëtarë në këtë proces, si dhe kritikon vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e përjashtoi nga sistemi. Alfred Balla sugjeron edhe emrin e preferuar për pasardhësin e Dumanit.

Duke bërë një analizë të Reformës në Drejtësi, Balla e cilëson atë si një projekt i kapur nga të njëjtët njerëz që e hartuan dhe vënë në zbatim, duke nënvizuar se “nuk ka drejtësi të re me njerëzit e vjetër”. Ai përmend emra të njohur që, sipas tij, u pozicionuan në krye të institucioneve të reja, disa me meritë, disa të tjerë me ndikimin politik.

Balla kritikon ashpër selektivitetin në vetting, ku prokurorë dhe gjyqtarë me integritet u larguan, ndërsa të korruptuarit mbetën brenda sistemit. Ai evidenton fenomenin e pasurimit të pajustifikuar dhe mungesën e hetimeve ndaj personave me pasuri të dyshimtë, ndërkohë që individë të pafajshëm u ndëshkuan.

Në fund, ish-kreu i KLP-së shpreh zhgënjimin e tij të thellë për mënyrën sesi janë trajtuar shumë kolegë të ndershëm, duke paralajmëruar se reforma e drejtësisë, në formën aktuale, ka prodhuar padrejtësi dhe ka lejuar kapjen e institucioneve nga politika.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...