29.4 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Zjarri në malin e Shën Gjergjit riaktivizohet sërish – Forcat zjarrfikëse në terren

Është riaktivizuar mëngjesin e sotëm vatra e zjarrit në malin e Shën Gjergjit, në fshatin Dukat, duke vënë në lëvizje autoritetet vendore. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të përballuar situatën dhe për të lokalizuar flakët.

Aktualisht nuk raportohen rrezik për banesat apo jetën e qytetarëve, por terreni i thyer dhe kushtet atmosferike mund të vështirësojnë ndërhyrjen. Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që vatra në këtë zonë riaktivizohet, çka ngre shqetësimin për rrezikun që përfaqëson kjo zonë malore ndaj flakëve, sidomos në ditët me temperatura të larta. Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të shmangur zjarrvëniet e qëllimshme apo të pakujdesshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...