26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedia e Air India: Fjalët e fundit të pilotit dhe dyshimet që trondisin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pas rrëzimit fatal të një avioni të Air India, ku humbën jetën 260 persona. Detaje të reja të dala nga hetimet zbulojnë një skenar të pazakontë dhe shqetësues.

Sipas të dhënave të marra nga kutia e zezë, kapiteni i fluturimit, Sumeet Sabharwal, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant vetëm sekonda pas ngritjes, duke çuar në ndalimin e motorëve dhe rrëzimin e menjëhershëm të avionit.

Përforcim të dyshimeve ka dhënë një frazë e fundit e kapitenit drejtuar rojës para nisjes:
“Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”
Fjalë të cilat tashmë po interpretohen me shumë kujdes nga hetuesit, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një veprimi të qëllimshëm.

Kapiteni Sabharwal ishte një pilot me eksperiencë të gjatë dhe pa precedentë problematikë, gjë që e bën çështjen edhe më komplekse. Autoritetet po hetojnë në disa drejtime: një defekt teknik, gabim njerëzor apo ndoshta një akt i qëllimshëm.

Hetimet vijojnë, ndërsa familjet e viktimave dhe publiku kërkojnë përgjigje të qarta për këtë katastrofë ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...