26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbardhen detaje tronditëse nga atentati në Athinë – Arrestohet shqiptari që qëlloi për llogari të mafias turke

Autoritetet greke kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të atentatit të ndodhur më 13 korrik në Athinë ndaj shtetasit turk Volkan Ertas. I arrestuari është një 22-vjeçar shqiptar, Alesio Biba, i cili ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka zbuluar se vepronte me urdhër të një mafiozi turk.

Sipas hetimeve, sulmi u porosit nga Suleyman Dalgic, një emër i njohur për drejtësinë turke, i arrestuar më herët për gjashtë vrasje. Dalgic kishte kontaktuar me Ertas duke i premtuar shlyerjen e një borxhi përmes dorëzimit të një automjeti. Por pas dyshimeve për një kurth, Ertas u përpoq të futej në një lokal në lagjen Peristeri, ku ndodhi edhe atentati.

Ertas u qëllua me katër plumba, ndërsa një efektiv policie grek, Dh. P., i cili ishte pronari i lokalit, mbeti i plagosur rastësisht. Fatmirësisht, të dy të plagosurit i shpëtuan rrezikut për jetën.

Në momentin e arrestimit, Biba tentoi të shkatërrojë celularin e tij duke e përplasur në tokë, por nuk arriti të fshihte provat. Nga kontrolli në banesën e tij, u sekuestruan:
• Një pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë
• Një krehër pa fishekë
• 29 fishekë dhe një fishek “Luger”
• Një celular “Samsung” dhe 4 paketa me numra celularë
• Një letër me udhëzime për GPS Tracker makinash
• Një kartë SIM

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar të gjitha lidhjet e Biba-s me grupin kriminal që dyshohet se vepron në disa vende të Europës dhe që ka shtrirje të fortë në trafikun e armëve dhe atentate me pagesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...