23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Arrestimi i Igor Popoviç në Kosovë, Vuçiç e quan provokim dhe sulmon Albini Kurtin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar ashpër pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviç, duke e cilësuar atë si një provokim që rrezikon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për Pink TV, Vuçiç nuk ka kursyer sulmet ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e akuzoi se po përpiqet të destabilizojë rajonin.

“Arrestimi i fundit i Igor Popović tregon se Kurti e ka humbur mendjen dhe po përpiqet të shkaktojë konflikte në Ballkanin Perëndimor,” tha Vuçiç, duke paralajmëruar reagime dhe duke theksuar: “Terrori duhet të ndalet në një moment.” Ai gjithashtu bëri me dije se janë informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për situatën, duke paralajmëruar pasoja të paparashikueshme.

Igor Popoviç, i cili shërben si Ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, u arrestua më 19 korrik pas një fjalimi në Rahovec, ku e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës organizatë terroriste dhe krahasoi veprimet e saj me ato të konfliktit në Gaza. Në fjalimin e tij, ai akuzoi institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi” dhe pretendoi se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.

Ky arrestim dhe reagimet pas tij shtojnë tensionet në marrëdhëniet tashmë të ndjeshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...