32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Vrasje makabre në Pogradec: 52-vjeçarja theret nga partneri, më pas i vihet flaka banesës për të zhdukur gjurmët

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj, e cila ndërkohë ishte përfshirë nga flakët.

Fillimisht dyshohej se viktima kishte humbur jetën nga asfikësia, por hetimet zbuluan shenjat e thikës në qafë, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një vrasje.

Autori i dyshuar: partneri i saj, Ilirjan Selmani
Sipas policisë, autori i dyshuar është 37-vjeçari Ilirjan Selmani, me të cilin Kozeta kishte një lidhje. Pas krimit, ai tentoi të zhdukte provat duke pastruar gjakun dhe më pas duke i vënë zjarrin banesës.

Pamjet e kamerave të sigurisë e zbuluan atë duke hedhur peshqirë dhe peceta me gjak në një kosh mbeturinash pranë banesës.

Selmani është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje për të zbardhur motivin. Në momentin e shoqërimit, ai u shfaq i buzëqeshur para kamerave, duke deklaruar: “Nuk jam unë vrasës, jo”.

Probleme mendore dhe varësi
Hetimet kanë zbuluar se autori ka pasur probleme të shëndetit mendor, për të cilat përfitonte pagesë invaliditeti. Ai gjithashtu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe punonte herë pas here në ndërtim ose në Greqi.

Sipas dëshmive, gjatë viteve të lidhjes, Selmani i kishte marrë Kozetës rreth 20 milionë lekë, para që i vinin asaj nga motrat e saj që jetojnë jashtë.

Alibia që nuk e shpëtoi
Pas krimit, ai është takuar me të njohur të tij, duke u thënë se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta, me pretendimin se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër. Por kjo alibi nuk e shpëtoi dot nga prangat.

Reagimi i familjarëve
Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, deklaroi për mediat:
“Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Ishte njeri shumë i mirë. Nuk e dija që bëhej fjalë për të, mendova për motrën. Për këtë ngjarje e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi.”

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...