36.8 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Barcelona blindon portën: Joan Garcia firmos deri në 2031

Barcelona ka vendosur t’i besojë të ardhmes së saj në portë Joan Garcias, gardianit 24-vjeçar të blerë nga Espanyoli për 25 milionë euro. Portieri spanjoll ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, duke treguar qartë strategjinë e klubit për të investuar në një talent të ri, por tashmë të pjekur.

Pas vështirësive të sezonit të kaluar, kur mungesa e gjatë e Marc-André ter Stegen detyroi rotacionin mes Szczesny-t dhe Iñaki Peñës, drejtuesit katalanas vendosën të rikthejnë stabilitetin duke siguruar një numër një të ri.

Garcia ka bindur trajnerin Hansi Flick gjatë javëve të para të stërvitjes me Barcelonën, duke impresionuar me personalitet dhe siguri mes shtyllave. “Dua të përmirësohem, të fitoj dhe të arrij gjëra të mëdha me Barcelonën”, u shpreh ai gjatë prezantimit zyrtar.

Marrëveshja u finalizua pas takimit vendimtar midis drejtorit sportiv Deco, agjentit të lojtarit Juanma López dhe avokatit Ramón Valencia. Me afrimin e sezonit të ri, katalanasit duket se më në fund kanë gjetur trashëgimtarin e Ter Stegen-it, ndërsa Joan Garcia është gati të marrë përsipër një nga pozicionet më të ndjeshme të ekipit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...