34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Skandal në Valencia: 17-vjeçari nën hetim për foto dhe video nudo të shoqeve, të krijuara me inteligjencë artificiale

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur komunitetin e një gjimnazi në rajonin e Valencias, ku një 17-vjeçar po hetohet nga policia spanjolle për shpërndarje dhe tentativë shitjeje të fotove dhe videove nudo të shoqeve të tij të klasës, të krijuara përmes inteligjencës artificiale.

Sipas Gardës Civile spanjolle, gjashtëmbëdhjetë vajza kanë denoncuar përdorimin e imazhit të tyre të manipuluar digjitalisht pa pëlqimin e tyre. Përmbajtjet e rreme janë publikuar në rrjete sociale dhe madje edhe në një faqe interneti me qëllim përfitimi financiar.

Hetimi nisi në dhjetor, pasi një nga nxënëset raportoi krijimin e një llogarie të rreme në emrin e saj, ku ishin postuar video të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe foto të manipuluara që e shfaqnin të zhveshur. Pas hetimeve teknike, policia gjurmoi adresën IP dhe zbuloi se llogaritë ishin krijuar nga një bashkëmoshatar i tyre.

Autoritetet spanjolle paralajmërojnë se rasti nuk është i izoluar, pasi vendi ka regjistruar raste të ngjashme të abuzimit me teknologjinë e AI-së për krijimin e përmbajtjes pornografike të të miturve. Për këtë arsye, qeveria spanjolle miratoi në mars një projektligj që kriminalizon shpërndarjen e materialeve seksuale të rreme të krijuara pa pëlqimin e personave të përfshirë – një ligj që cilësohet si pionier në Evropë dhe që pritet të miratohet së shpejti nga Kongresi.

Adoleshenti ndodhet aktualisht nën procedim penal, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkallën e plotë të përfshirjes së tij në këtë skandal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...

Metoda 3-6-9 që po bëhet virale në TikTok/ Si funksionon “manifestimi” dhe a mund...

0
Lifestyle – Kohët e fundit, fjala “manifestim” është bërë pjesë e përditshmërisë. Nga rrjetet sociale te personazhet e njohur, gjithnjë e më shumë njerëz...

“Më në fund e pashë detin me sy për këtë vit”/ Marina Vjollca ndan...

0
Moderatorja shqiptare Marina Vjollca po shijon pushimet verore pranë detit, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga ditët e saj të relaksit. E shfaqur...

8 qytetarë bllokohen mes dy rrjedhave të Drinit të Zi/ Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundon...

0
Dibër – Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar mbrëmjen e 9 gushtit në lumin Drin i Zi, ku 8 qytetarë kishin mbetur të bllokuar mes...