34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Sarandë – 31-vjeçari parkon mbi trotuar, procedohet penalisht dhe gjobitet me 20 mijë lekë

Një shofer 31-vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht në Sarandë, pasi parkoi automjetin e tij mbi trotuar duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Ngjarja ndodhi më 26 korrik, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”. Gjatë kontrolleve rutinë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Benz” të parkuar në mënyrë të parregullt. Pas identifikimit të drejtuesit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, materialet iu referuan Prokurorisë dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, sipas nenit 293 të Kodit Penal.

Përveç procedimit penal, ai u ndëshkua edhe me një gjobë administrative prej 20 000 lekësh, në bazë të Kodit Rrugor.

Policia e Sarandës apelon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimet e parregullta, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrezikojnë sigurinë e të tjerëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...