24.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Kapet në Shijak shqiptari i dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge

Një operacion i koduar “Operacionalja 57” çoi në prangosjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Policia njofton se Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Durrësit, u arrestua në fshatin Hardhisht të Shijakut, pas një aksioni të zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës.

Stafa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, më 8 tetor 2024, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burg, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ky operacion është pjesë e serisë së goditjeve të policisë ndaj personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...