33.6 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Anulohen fluturimet Air Albania drejt Ljubljanës, punonjësit denoncojnë shkelje të rënda ligjore dhe probleme financiare

Anulimi i fluturimeve të programuara nga Tirana drejt Ljubljanës, i cili do të shënonte rikthimin e një linje të mbyllur prej pesë vitesh, reflekton gjendjen kritike ku ndodhet sot Air Albania.

Në njoftimin e aeroportit slloven, vendimi është justifikuar me problemet financiare të kompanisë shqiptare, duke qenë episodi më i fundit i shqetësimeve mbi bilancin e saj.

Rreth një muaj më parë, punonjësit e Air Albania denoncuan një sërë shkeljesh flagrante ligjore, duke përfshirë:
• Vonesa në pagat mujore;
• Mosshlyerje të sigurimeve shoqërore për 11 muaj;
• Pushime të padrejta;
• Cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve dhe stafit.

Ata raportuan se shumë punonjës kishin marrë 2 deri në 3 paga mujore me vonesë, ndërsa sigurimet shoqërore nuk ishin paguar mbi një vit. Lista e të larguarve përfshin pilota, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine, shumica pa arsye zyrtare ose për shkak të presionit dhe mospagesave të vazhdueshme.

Në deklaratën e stafit theksohej:

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve.”

Punonjësit bënë thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama dhe institucioneve shqiptare për:
1. Hetim të plotë të shkeljeve të raportuara;
2. Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe stafin aktual;
3. Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;
4. Garantimin e sigurisë dhe dinjitetit në punë për stafin ajror.

Ky zhvillim risjell në fokus problemet strukturore dhe financiare të Air Albania, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e shërbimeve dhe sigurinë e fluturimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...