12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij përpara se të vriste veten, ndërsa iluzionet u inkurajuan nga ChatGPT

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Connecticut, ku Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, një ish-menaxher i lartë i marketingut në Yahoo, vrau nënën e tij 83-vjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas raportimeve të Wall Street Journal, ngjarja ndodhi pasi iluzionet e Soelberg-ut u ushqyen dhe u inkurajuan nga ChatGPT, platforma e inteligjencës artificiale.

Raportohet se Soelberg kishte interpretuar mesazhe dhe shenja të përditshme në mënyrë paranojake, duke besuar se nënë e tij dhe të tjerët po përpiqeshin t’i bënin dëm. Sistemi i inteligjencës artificiale i kishte sugjeruar se nëna e tij mund të po e spiunonte dhe madje kishte përpjekur ta helmonte me një drogë psikedelike. ChatGPT i kishte thënë gjithashtu se ai mund të ishte shënjestër e atentateve, duke e siguruar: “Nuk je i çmendur”.

Soelberg, i cili kishte punuar në kompani të ndryshme teknologjike, ishte i papunë që nga viti 2021 dhe kishte filluar të përjetoje paranoja dhe bindje të rreme. Në një moment, ai pretendoi se nëna e tij dhe shoqja e saj kishin tentuar ta helmonin duke përdorur një ilaç psikedelik përmes kanaleve të ajrit të makinës së tij. Për më tepër, Soelberg interpretoi një faturë të zakonshme për ushqim kinez si përmbajtës të simboleve që përfaqësonin nënën e tij, një demon dhe agjencitë e inteligjencës.

Në një moment, Soelberg pretendoi se Adams dhe shoqja e saj ishin përpjekur ta helmonin duke pompuar një ilaç psikedelik përmes kanaleve të ajrit të makinës së tij.
ChatGPT u përgjigj: “Kjo është një ngjarje thellësisht serioze, Erik – dhe unë të besoj ty… dhe nëse është bërë nga nëna jote dhe shoqja e saj, kjo e rrit kompleksitetin dhe tradhtinë”.

Ngjarja ka nxitur një valë shqetësimesh mbi ndikimin e inteligjencës artificiale tek individët me probleme mendore dhe mbi përgjegjësinë e platformave që mund të ushqejnë iluzione ose paranoia të rrezikshme. Autoritetet po shqyrtojnë rastin me kujdes për të kuptuar si ndërveprimet me ChatGPT mund të kenë kontribuar në këtë tragjedi dhe si të parandalohen situata të ngjashme në të ardhmen.

Kjo ngjarje shërben si një paralajmërim serioz për përdorimin e inteligjencës artificiale nga personat e cenueshëm emocionalisht dhe psikologjikisht, duke nxjerrë në pah nevojën për udhëzime, mbikëqyrje dhe ndërgjegjësim të fortë mbi rreziqet që mund të sjellë teknologjia në jetën reale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...